E diela poetike me 7 poezi e 7 poete;-Anila Toto

Për natën e shpirtit

——————————

Nëse afron nata,

bindju heshtjes!

Nuk ka as fitimtarë,

nuk ka asnjë viktimë.

Veç zëra të brendshëm

të kyçur thellë teje,

për natën e shpirtit

ulërijnë.

Anila Toto

&   &  &

Flasim vetëm për sytë e tu

——————————–

E lëmë gjithçka një çast mënjanë

e flasim vetëm për sytë e tu.

Na mbyt një heshtje pa fund

e pa anë.

Gjithë bota mblidhet aty…

Anila Toto