E diela poetike me 7 poezi e 7 poete;-Havë Shabanaj
Heroi im -Adem Demaçit
—————————————-
Ti, udhërrëfyesi im, Adem
Arti im i luftës, krenaria e paqes
Me laps e bëre dritë errësirën.
Ti, udhërrëfyesi im, Adem
Të kam gjer në amëshim.
Adem ti “Mandela i Kosovës”
Ti mbrojtës i të drejtës dhe lirive
Ti që u pagëzove me çmimin “Saharov”.
Ti udhërrëfyes, me “Gjarpërinjtë e gjakut”
dhe mesazhin për mëritë dhe hasmëritë
Vërtet të kam dritë pas pragut.
I mbyllur brenda katër mureve
Për njëzet e tetë vite, në burgun-qeli
e dritën e pe nga errësira
vërtet të kam shembull deri në përjetësi.
Ti dritën e pe nga larg
Adami i gjithë Shqipërisë.
I paqes i e i luftës.
I lapsit e i pushkës.
I qetësisë dhe lirisë.
Sa me fat është ky brez i artë
Që të ka Hero të Kosovës,
Nder tē Kombit, Saharov i Evropës
Adami i Gjergjit e i tokës arbërore
Vërtet të kam dritë shenjtërore..
H.Sh