E diela poetike me penën a artë të shkrimtarit:Gëzim Ajgeraj
Fytyra e amullisë̈
——————–
Bota përtej ishte rrokullisur
ai kish mbetur në kokërr të shpinës
nën hijen e sehirit të vetvetes
lumej kishin rrjedhur, njerëzit, koha në kohë
lum ata që e kishin mbajtur për veshi
dikush po e shijonte qetësin e hijes
se mos pikonte diq
nga pema e sukseseve
gjumë letargjik e mos i thënqin
kur u zgjua
koha kish ikur kohëve, ecjet, njerëzit
vetëm ai kishte ngelur prangave të nënvlerësimit të kohës
tek po bluante njatë mendimin e cekët
Zvicër 2022
Nga kronika e ikjes
————————–
Na kërkoi një ikje shekujve na kish pritur
Na gjeti me natë nën qiellin e nxirë ballkanik
Mblodhi ëndrrat e i copëtoi si kristale pas nesh
S`la këngë ndër lisa as përshëndetje nuk la
E mblodhi në një thes të djeshmen e kujtimeve të njoma
Shumkujtë pa i dhënë përshëndetjen e ikjes
Një mal me ëndrra i dogji në një çast
Dhe këngët e pa kënduara për lirinë e Atdheut
Idealit në fyt ia la amanetin e të parëve
Dhe me një strajcë dhimbje në gjoks
I dha udhë ikjes, udhët u bënë mall