E diela poetike me penën brilante të shkrimtarit:Gëzim Ajgeraj

0

DRITHËRIMË

————————–

Si në ëndrra me sy të hapur

parakalon njerëzimi

secili nga një shpresë të thyer

se në mos e nesërmja

do të shkruhet si një betejë e humbur

a në mos është sosur risku

Jetë fantazmash

pa përqafime e dashuri

pa mikun shokun njeriun e zemrës

larg sa më larg

me largësinë e kufizuar në mes

përpëlitet gjeni njerëzor

mes jetës e vdekjes

Mugëtira e ankthshme

s’ndalet me krimin

tek numëron kokat

dhe si pemës në degë

ia vjedh një nga një

pamëshirshëm

E tmerrshme

kjo armatë e padukshme

kovidiane

Zvicër, mars 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *