E diela poetike me penën e artë me shkrimtarin;Gëzim Ajgeraj
Udhëkryqet e shpresës
______________________________
Nga koka nga muza
na e pëlcitën mendimin
shpresa po thyhet
si kristalet
në buzët e njeriut
nga më të bukurat ditë
që spo pikojnë lumturi
në kob shtrydhet koha mort
motet kovidiane
ia zun frymën mendimit të mirë
e lan pa qiell
tani më
gishtat gati mbi sustat e kuqe
dhe atomi gati
luftërat dhe planet
e pakësimit të njerëzimit
strategji komitetesh
e kujt është
kjo botë
2022