E diela poetike me penën e artë nga :Gëzim Ajgeraj

SA HERÉ SHFLETOI

FLETÉT E HISTORISHME

—————————————-

Sa heré hap fletët e ikjeve té historishme

Deshifroi ditét e dy dekadave mé paré

Dhimbja trazon plagé e ndjellé trishtim

Fleté fleté shpaloset dhuna e kobzezés

Mbi shtatin e Dardanisë

Tek përpëlitemi ecjes drejt té nesërmes

Assesi s`dua ta harroi

Udhën e qëndresës

Dhe luftén pér té kapé pak rreze diellin

Për shtatin tim té lodhur errësirës

Kulla té shkrumbuara deri né themel

Kodra qé ndrydhen varreve

E gropa qé presin eshtrat e atyre

Qé ende s`u kthyen

Néna tek vajtojné mbi dhimbjet e tyre

Fémijé me rritén e képutur né mes

Pleq e plaka té vraré né pragun e kullave

Dardania ime plot plagé

Edhe sot si kétu e dy dekada ma paré

Ende kriminelét e kalamegdanit

Ngritin hierarkinë e lavdisé mbi gjenocidin

Tek thurin lavdata pér krimet

Dhe gradat qé i bartin turpshém mbi shpatulla

Tek numërojnë kokat e prera shqiptare

E kurrë nuk i thirrin pendesés

Dhe sa heré hapé fletét e ikjeve té historishme

Kriminelét e kalamegdanit té zi

I shoh me njé barré krimesh e gjenocid

Qé edhe sot e pér dy dekada

Pijné verën e lavdisë sé krimeve

Dhe pozojné sharlatanizëm

Salloneve té Evropës plaké

Dhe sa heré shfletoi fletët e ikjeve té kuqe

Atdheu mé fton né vigjilencé

Gjyshi plak me amanetin;

Kullën, frëngjinë dhe syrin véngérr

Kah veriu i zi

Shkurt, 2022