E diela poetike me penën e artë të shkrimtarit ;Gëzim Ajgeraj
Eja me stinën
—————-
Mos u bëjë
llavë e mjegullës
të të bartin erërat
as fletë e gjethes
të të mbuloi
vjeshtë e harrimit
në u bëfsh
bëhu flutur e pranverës
mbi krahët e dashurisë
eja me stinën
——————
Shtegtim i gjatê
——————-
Sot në qytezën
buz Rajnës
s’ mu ndanë trotuareve
zogjtë e arratisë
Të gjata
degët e etnisë
qe njëqind vjet s’kan të ndalë
udhët e përmallta
Pipa e filiza të rinj
po qelin përditë
mbi degën e thyer
larg etnisë
Uhhh,
përpak gati harrova
nëse isha buzë Lumëbardhit
apo mes Alpeve
21 janar 2022, Buchs, Zvicër