E diela poetike me penën e artë të shkrimtarit Gëzim Ajgeraj

0

E mjera poezi

———————————–

I ranë në qafë fjalës

e çveshën nga bukuri e hermetizmit

vërshuan krojet e vargjeve të verdha

me dritën e shkurtë të mendimit

ia shituan bukurin e muzës

e u mbyt llafeve të narratives

në mullirin i fjalës

s’mbeti as drithë për sitën e mendimit

muza e kreu abortin para kohe

pemët e fjalës me stinët

sa shumë na u shumëzuan

pa bereqet u tha metafora e vargut

kush se ushqeu muzën e mendimit

e thatë mbeti fjala

majat s’kapen narratives

2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *