E diela poetike me penën e artë të shkrimtarit:Gëzim Ajgeraj

0

KTHIMET E VONA

——————————

Kur të piqet stina e vjeshta kur të ket zverdhë

pemët ndër fusha kur të ken mbuluar tokën

e kënga e bilbilave të jehoi ndër v’rrina

Nëna, ehhh nëna rrushin kur të ket vjelë ndër vreshta

e mbi rafte të ket radhitur ftonjët për nipat e largë

dardhë e mollë kur ti ket vënë mbi shtrojat e kashtës

strehët kur të ken shterruar lotin e dhimbjeve

udha tek oborri të ket humbur barit

porta të jet mbytur ndryshkut

kur të mos na njohë më as qeni i shtëpisë

e as loket më kur nuk na presin ulur para portave

fëmijët e lagjes kur të lajmërojnë një të pa njohur

kthimet tona t’vonuara kur do të vijnë

t’mjerët ne, sa qenkemi vonuar, nanloke

Zvicër, 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *