E diela poetike me penën e artë të shkrimtarit:Gëzim Ajgeraj

0

Zanafilla e udhëve

————————————

Në telajon e mendimit pikturoi udhën e dritës

pa çka se e nesërmja po e zinte arratisë

asgjë e bukur s’i kish mbete tek porta e shpirtit

kokën orë e çaste mundë të ia hante ideali

bisha e zezë mbi kokë moti e kish zënë diellin

me amulli krimi po ia ndrydhte palën e dritës

e nesërmja e bardhë s’dukej askund

as rrezja e dritës e zënë qysh një shekull ma par

po dehte bëhu mi a mish për korba

në daq merr guximin e del përball furtunës

ashtu i vetmuar në ta thotë guximi

përballja me bishën ishte vetëm morti

lavdia një fjalë goje e filizave të së nesërmes

në daç bëhu bronz e lëviz gurin ma’at anë

në daç merr arratinë e bëhu udhë e mos’kthimeve

e nesërmja një Zot e di se ku të gjen

se mos Zoti yt, një ditë do të zbret këtyre hapësirave

vaftë mbarë për mbathcat e udhëve të tua, kthimeve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *