E diela poetike me penën e artë të shkrimtarit;Gëzim Ajgeraj

0

GJENOCID

———————-

Kokën më një anë ia hoqën paqes ia prenë durimin robërisë

me njëmijë kokarda i kishin rënë mbi shtat me njëmijë shajkash

se kush më i egri se kush më kanibali mbi viktimën

u turrën nga Kalamegdani mbi shtatin e Dardanisë

kokat ia prenë paqes në hu gardhiqesh ngulitën krimin

me kafka të ziera në kazanë llambadar te shtrati tek koka dekoruan

me gjak nënash cucllat na u dhanë bebeve përpara se ti vritnin

me “slivovic” i gëzuan krimit përpara se ta villnin

në sytë zgavër të një fëmije e nxorën dufin e krimit

nga barku i shqyer i nënave i prenë filizat e rritës

mbi shtatin e nje plaku kërcëlluan zinxhirët e tankut

me trupin e një plake ndezën zjarret karbonizimit

kullave te shkrumbuara dogjën kujtesën e fisit

kodrat e Dardanisë i ndrydhën në varre

shkretuan troje e i hudhën përtej etnis

At mos e sot n’tesha t’zeza lotin se ndalën nënat e Kosovës

1999, Malësi e Vërrinit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *