E diela poetike me penën e artë të shkrimtarit;Gëzim Ajgeraj

SA HERÉ SHFLETOI

FLETÉT E HISTORISHME

———————————

Sa heré hap fletët e ikjeve té historishme

Deshifroi ditët e dy dekadave mé paré

Dhimbja trazon plagé e ndjellé trishtim

Fleté fleté shpaloset dhuna e kobzezës

Mbi shtatin e Dardanisë

Tek përpëlitemi ecjes drejt té nesërmes

Assesi s`dua ta harroi

Udhën e qëndresës

Dhe luftën për té kapé pak rreze diellin

Pér shtatin tim té lodhur errësirës

Kulla té shkrumbuara deri né themel

Kodra qé ndrydhen varreve

E gropa qé presin eshtrat e atyre

Qé ende s`u kthyen

Néna tek vajtojnë mbi dhimbjet e tyre

Fëmijë me rritén e këputur né mes

Pleq e plaka té vraré né pragun e kullave

Dardania ime plot plagé

Edhe sot si këtu e dy dekada ma paré

Ende kriminelét e kalamegdanit

Ngritin hierarkinë e lavdisë mbi gjenocidin

Tek thurin lëvdata pér krimet

Dhe gradat qé i bartin turpshëm mbi shpatulla

Tek numërojnë kokat e prera shqiptare

E kurré nuk i thirrin pendesës

Dhe sa heré hapé fletët e ikjeve té historishme

Kriminelét e kalamegdanit té zi

I shoh me një barré krimesh e gjenocid

Qé edhe sot e për dy dekada

Pijné verën e lavdisë sé krimeve

Dhe pozojnë sharlatanizëm

Salloneve té Evropës plaké

Dhe sa heré shfletoi fletët e ikjeve té kuqe

Atdheu mé fton né vigjilencé

Gjyshi plak me amanetin;

Kullën, frëngjinë dhe syrin véngérr

Kah veriu i zi

Shkurt, 2022