E diela poetike me penën e artë:Gëzim Ajgeraj

0

NDOTJE

——————————–

S`ka ditë pa mjegulla fjalësh

as pa helm e vrer kah vjellin njëri tjetrin

nuk ka ditë as pa plot gënjeshtra

të gjitha na i servojnë me pjatën e helmit

nëpër sofrat e kokave

e me gotën e verbërisë sonë

ia pimë shafranin e epokës

S`ka ditë që në tryezën e mëngjesit

në vend të pelinit të kafesë

pimë helmin e ndërskamcave

se kush me bajrakun e vet

po i tregon

përrallat më të bukura

për mizat e sokakut

S`ka ditë që s`ndotet ky ambient

me broçkulla e pa broçkulla

luftë bajraqesh në skenë

se kush bajrakun e vet

më i pari ta ngulë

atje maje kodre

Medet

sa shumë na e zë frymën

ky ambient!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *