E diela poetike me penën e shkrimtarit ;Gëzim Ajgeraj

0

BUZËQESHJA E VRARË

NË PORTRET

Në shtëpinë e mbyllur

me dry nga jashtë

nën rojën e merimangës

në dhomë i vetmuar

e i varur në mur

një portret

i një djali të ri

me buzëqeshjen e vrarë

i mbuluar nga pluhuri

I zymtë e i zbehtë

me heshtjen e zverdhur

assesi të nxirrte

buzëqeshjen

që ia kishin vrarë

hienat e veriut

bashkë me shpresën

për dritën

I njomë e i harruar

kish mbetur

qysh ditën e arratisë

udhëve të botës

këtu e tri dekada

më parë

As sot e kësaj dite

s’kishte kush

t’ia kthente

buzëqeshjen e vrarë nëpër mall

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *