E diela poetike me penën poetike te:Mimoza Eliona Osmani

0

S’di pse.

——————-

Përjashta bie i dendur shiu,

tek ndjek trokitjet përmbi xham,

më rrjedh një mall si vetvetiu,

Si shket binarëve një tram,

me vagon lotësh si ushtarët

mbi faqe si mbi autostradë,

të fundit lot kapin të parët,

nën ritmin e frymores bandë…

Përjashta shiu bie dendur,

përcolli vjeshtën me të qarë…

Ky malli im pëlhurë e endur ,

s’di pse për qafe ,më ka marrë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *