E diela poetike me poetein ;Refki RESHITAJ:
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2021/12/refki-reshitaj.jpg)
T’ FALEMNDERIT, BIJA IME..!
——————————————-
T’ falemnderit bijë e babit,
T’ falmenderit me t’ vërtetë.
Kur të gjithë më braktisën,
Ti mu gjete në këtë jetë !
Më kujtohet kur na linde,
Pas martese, i pari fëmi.
Goxha i pata mërrolur vetullat,
S’ lindi djalë,por linde ti ?!
Vitët ikën, ti u rrite,
Bashkë me motra e vëllazni.
Dhe pleqërinë time e prite,
Si proces, jo me mërzi !
Si shumë kujt, m’ ndodhi dhe mua.
Burrë i plak dhe fukara.
Kur askujt nuk iu kujtova,
Shpirti yt vetëm s’ më la !
Edhe tash kur dergja më lodhi,
Në çdo çast ti pranë mē rri.
Më paske qenë sa të pesë çunat,
Të bekoftē Ai Perëndi !
Kur të shoh pranë, ndjej lehtësim.
Në ato çaste më mbanë njē shpresë.
Zoti lutjen t’ ma pranoi
N’ duart e tua që të vdes !