E diela poetike me poetein;Çerkin Bytyçi
MAMI I NGJANË BLETËS
———————————–
Mami i ngjanë bletës
që s‘ndalet asnjëherë,
punon s‘ka më t‘vyer
është lule në pranverë.
Mami nuk ka mrrola
flet pa zë të ngritur,
mirësinë gurrë jete
për mua e ka t‘skalitur.
Mami nuk sëmuret fare
e fortë është n‘çdo kohë,
sa të bukur e bënë buzëqeshja
kështu përjetë dua t‘a shoh.
VAJZA E RRËFENJZAVE
PARA GJUMIT
——————————–
Fjalët seç rrjedhin si krua
para se të notoj në gjumë,
nëna më rrëfen plot ngjarje
sa gurë që ka një lumë.
-Ishte se ç’na ishte njëherë
e artë, e vyer, syshkruar…,
një vajzë e zgjuar shumë,
e dashur, si hënë e praruar.
-Mami moj xhan, i them
ishte se ç’na ishte njëherë,
vajza që për te flasin ngjarjet
është n’zemrën tënde përherë.
-Po, më tha xhani im sylagur
dhe tri herë më puthi në ball,
n’rrëfenjza dhe në jetën e saj
lules më të dashur i ngjaj.
FJALOR E KAM MAMIN
————————————-
Ka shumë fjalë të një kuptimi
dhe, sa lexoj dëborë e borë,
nuk e di se ç‘është e drejtë
por, për fat mamin e kam fjalor.
E shfletoj sa herë që dua
si rëndomë fare s‘përtonë,
kur të qartë e kam përgjigjen
thua se dhjetshen ajo fiton!
E shoh t‘ngazllyer, pa kufi…
ndaj dhe zemra m’bëhet mal,
fjalorit t’jetës vallë ç‘ti dhurojë?
Veç se për lodhjen t‘i them m’fal!
E qafoj e gëzuar dhe shumë
seç m’buzëqesh dhe ia vërej lotin,
don t‘më bënë fjalor dhe mua
Xhani im, n‘dimër verë e bënë motin.
PSE KURRË MAMI S‘MË THOT JO
N‘kokë e mbaj t‘mbushur valigjen
me plot ëndrra e dëshira,
për ato që herë herë ikin
e kam mamin, është më e mira.
Pa përtesë më thotë po
për secilën që e shpalosi,
vetëm njërën që ia thash sot
nuk e di pse, nuk e vulosi.
Shumë e luta por s‘lëshoi zë
me tundje t‘kokës ma bëri verë:
–M’trego zemër ç‘donë kështu?
–T’lutem më thuaj JO një herë!
Më shikoi e befasuar, dhe
–Ç‘thua kështu xhan, më tha,
kërkesat që ke janë meritore
për notat tua, JO kurr nuk ka!
Çfarë t’i them tjetër mamit
veç se punët t‘ia lehtësoj,
pesat me yje nga tash t‘ia sjelli
dhe, valixhen më, t‘mos e ngarkoj.