E diela poetike me poeten;-Albina TREBICKA

SA SHUMË…

Sa shumë ish mërzitur liqeni, sa shumë

Vala e bërë dallgë përplasej me zhurmë

Bregu i patundur qëndronte si burrë…

Ec e jak dallga shpërthyer në shkumbë

Pastaj…u qetësua si një grua e butë

Çdo herë që afrohej e puthte në buzë

Bregu dhe dallga nuk ndahen kurrë

Sa shumë grinden dhe duhen …sa shumë…

A.TREBICKA

/www.qendrapress.com/