E diela poetike me poeten ;Ana TISI
Vargje zemre!
Deti përkund brigjeve,mijëra shkumë e valë
Unë për ty e bukur, po shkruaj mijëra fjalë
E i kthej në vargje, prozë e poezi
Nuk e di e dashur, cilën pëlqen ti?!
Janë vargje zemre, shkruar me dashuri
Janë shkruar me shpirt, për mua dhe ty.
Se nga dashuria , zuri fill dhe bota
U krijuan dy zemra, imja dhe e jotja.
& & &
Flutura të lira!
——————————
Janë disa flutura të vogla
që ishin në gjumë të fjetura,
po zgjohen të përgjumura,
duan të ngrenë krahët,
të fluturojnë,
por janë të trembura.
Kanë frikë nga e panjohura,
ndaj herë ngrenë krahët
e herë tulaten rreth shpirtit prapë,
ende nuk ka çel dita e begatë
të fluturojnë të lira!
/qendrapress.com/