E diela poetike me poeten ;Anila Kodra
U DOGJEM TE DY….
________________________
U dogjëm te dy dhe kush s’na pa ,
Zhuritur përbrenda pa djegur fare ,
Na dogji koha pa ndezur zjarr
Dhe heshtëm si qiparisat mbi varre ……
Si ne llave vullkani ishim te dy
Shkrumbuar ne prush ,pa flake ,
Ëndrrave flija mbi te tute sy
Digjeshim aty si eshke pak nga pak…..
Shkretëtirës se mallit pervelonjes, te nxehte
Sa here vete u dogja per puthjen tende,
Oaz me bëheshe kur digjesha vërtet
Mi flisje shpirtit, te kisha aty dhe ne mendje…
U dogjëm te dy ne varkën e vjetër
Mes detit u ndez e zjarri prapë s’u shua .
Përcëlluar si thëngjij, apo hiri nga nje cope letër
Mbetem si varka e Noas, qe kurre s’u harrua…..
Djegur ti dhe unë nga zjarri qe nuk shuhet
As bora kur shkriu se shuajt dot .
Hiri qe lamë pas vec me një emër quhet
DASHURI.
Te rinon e lumturon,te bën te derdhesh lot…
Po s’pati dashuri ,kjo jete jetohet kot…..
Anila Kodra Kotroci
Ancora io 09/01/2022