E diela poetike me poeten ;Anila Kodra
HENE QE LEXON ZEMRAT TONA ….
Me Henen kush s’u dashurua ?
Kush nje here me te nuk foli ?
Me fjale shpirti nuk ju drejtua
Per xhanin, qe nga zemra i doli ?
Kush lotin ja fshehu Hënës,
Kot e pati se s’mundi dot ,
Syri i saj si syri i Nenës
Te ndjek pas kudo ne bote !!
Nen Hëne ëndrra kush nuk thuri ?
Kush s’dashuroi e s’tha te dua ?
Dhimbje e plage nen gju s’i vuri
E nuk i tha :-Hëne moj,sot jam marruar ..!!
C’te ka shpirti a ndonjë dhimbje
Hënës ndaj te dale j’a thua ,
S’di as vete pse ke një bindje
I lutesh , i thua, ndihmomë mua …
E kur je me buze ne gaz
Ngre lart kokën e shikon,
Qesh ajo ëmbël porsi nje vajze
Te djek si manare ngado shkon…
Thonë dhe Hëna është njëlloj
Te njëjtën gje e ndjen si ty ,
Qan e qesh dhe pse s’ka goj
Trishtim e gaz ka ne fytyre …
Na ish dikur dhe një këngë e vjetër
“HENE E NETEVE TE VONA”
Shkon mëngjesit vjen mbrëmjen tjetër
HENE QE LEXON ZEMRAT TONA …..
Anila Kodra Kotroci
Ancora io 15/01/2022