E diela poetike me poeten;-Anila TOTO
DETIT TIM
—————–
Aty, thellë, në blu dua të zhytem
E dua atë det!
Edhe nëse shihni që po mbytem
mos u alarmoni… por, lërmëni të qetë.
Do nis revanshin me vaj ahengu
E mos u çuditni që s’ua dua ndihmën
Kam zërin e detit se jam vajzë bregu
E blu e kam klithmën.
Oh…
Ku ta çoj detin që mbaj në shpirt
Kaq herë e bëra valë e nuk niset
E kam frike vetminë nëse më ik’
Nëse më rri rrezikoj mbytjen.
Të tretem deshiroj nëpër thellësi
E ta prek detin aty, thellë në zemër
E çfarë është parajsa para tij
Kur të jem edhe dallgë, sirenë a femër?!
Buzëdetit. .. mërmëris me valën si valët
Ajo s’më pranon e më quan të marrë
Sikur të më dëgjonte shpirtin e jo fjalët
A të kish këmbë e në breg të dalë.
Ajo…
Do të çmendej nga madhështia jote
Ajo s’do ti besonte as dritës sa ty
Si kurrë më parë e verbër mbi botë
Do të zgjidhte dy rreze për dy sy.
Pa kur zë dielli e ulet mbi det
Siç pret Penelopa, Odisenë e vetë
Bie një paqe e mbyt një shkëlqim
E nis vetë natyra të mashtrojë njerinë.
Edhe kur natyra ka paqe e dashuri
Gulçon shpirti i detit.. acar e stuhi!
Prandaj…
Aty…Thellë, në blu dua të zhytem
E dua atë det.
Edhe nëse shihni që po mbytem
Mos u alarmoni.. por, lërnani të qetë!
/www.qendrapress,com/