SHIU I ASAJ NATE-

————————————

Shiu butë-butë bie mbi ne,

Dhe ndrin ëmbëlsisht në flokë,

Aq sa duket se po laget vetë qielli,

E që unë dhe ti asgjë tjetër

Të mos shohim dot…

Kjo natë derdhet nën shi,

Ajo natë zgjohet pa çati,

Pa hënë pa yje…

Përtej dy netëve vetëm unë dhe ti.

Kam etje sot për shiun,

Kam mall për atë natë të ndezur, për ty.

Dhe për flokët e lagur…

Po ti?

Sa herë flirton qielli me yjet,

Unë prek lehtë flokët…

Sa dua ta ndjej sërish

Të lagurit e asaj nate.

E dua atë shi

Që më rrjedh nëpër trup

E nëpër deje përsëri…

Më prek në shpirt,

Njësoj sikur të jesh ti.

Ah, ai shi,

Rrjedh kaq ëmbëlsisht dhe ngrohtë,

Sa më është bërë frymë dhe poezi…

(A. LAKO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *