E diela poetike me poeten;-Barie ÇUPI
Thuaj jam mirë…
————————–
Interesante,
ndonjëherë duket…sikur nuk mbeti asgjë nga rrug’e vjetër,
s’jam aq e sigurtë,
edhe pse u shembën vitet
gërmash mbi letër,
dëshpërimisht,
këmbëngul të rrekesh e veç të ikësh nga intriga,
nëpër dhëmbë të përtypin e të shqyejnë gojët e liga,
u deshën ata atje matanë ,
u deshën edhe të tjerë
e u zunë,
u përmendën,
eh,ç’prita u vunë.
Dikush duhet të dijë si të të kuptojë,
edhe kur ti nuk don,
do të të duan,
tjerë do të të urrejnë padyshim,
interesante…
jetët në përplasje
të vjetër e të rinj,
Më mirë që ka të tillë,
diku ziliqarë,
diku prek miqësinë,
dikush bërtet në lajthitje,
dikush kërkon qetësinë.
Krejt pashembullt reklamash,ndodhitë bërë pazare,
këmbëngul dhe më i mençuri,
në një zemërim të vockël fare,
njeriu ka zhveshur gjithë privatësinë,
myshqesh rrëshket lumi,
aty këmbët po na mbërrijnë,
dikush s’ka frikë e pa lezet,
tjetri s’di të ruajë as intimitet,
dikush këndon me gajde t’madhe,
dikush dhe nën hije bëhet gjyzare.
…nuk mbetëm pronar të asgjëje në këtë jetë,
në t’vetmin luks beso,
nëse ke pranë,veç një të vërtetë,
e nëse thua po e kam,qëndro çiltër e serbes,
po ngjite ndonjë shkallë,dhe prej tij kij’kujdes,
e nëse thua kam gjithandej plot miq,
lutu të kesh edhe ca armiq,
se pa këta,nuk gjen dot arsye,të flasësh,
as të kapërcesh,
rrugët bërë gropë,
e ti prap buzëqesh,
nëse një t’vetëm çast,për ty pati botë,
…edhe kaq të akullt,
…e kaq të mangut,
…e kaq të pazbuluar,
thuaj qeshë me fat,
nëse njëherë ke dashuruar.
Prej gjithë çfarë vlerësove,
hodhe tjetër hap,
e kështu do të çmosh,
çfarë mësove pak nga pak.
Pije kafenë e mëngjesit me të ngutur,
e thuaj jam mirë,
çasti prej çastit janë fije e këputur,
nuk po jemi pronar’…as të kohës së lirë,
/www.qendrapress.com/