E diela poetike me poeten brilante;Nexha Reçica
KUJTIMET E PANJOHURA
—————————————-
Kurrë se kam menduar
Se kujtimet e mia
Do t’i derdhi
Në këtë park të qytetit,
E do t’i lag
Në këtë fontanë!
Nga larg më vijnë
Kujtimet e panjohura
E të derdhura
Në zinxhirët vetmi,
E thinjat e jetës sime
U bënë lakmi!
Lakmi e atyre
Kujtimeve të dendura,
Të thinjura
Të trazuara posi valë deti
U bënë tjetërsim e melodi
E mendimit të çmendurisë!