E diela poetike me poeten brilante:Nexha Reçica

SAHERË MBUSHEM ME MALL
——————————————-
Saherë mbushem me mall
rri afër lumit flokun gërshetoj
kërkoj shtegun e fluturave
ngjitur në ujëvarë.
Krahëhapur e të shkruar
kah unë fluturoi
me ngadalë më ra mbi sup
e lehtë aty pushoi.
Më dha buzëqeshje e përqafim
më qoi udhës së kujtimeve
lotët më rridhnin ujëvarë
në botën e dashurisë më kishte marrë.