E diela poetike me poeten brilante:Rudina Muharremi Beja

0

MËSHIROMË ME DASHURI

———————————-

Lutem në Zot,

Atij që frymën ma fali,

ka ca mot!

Mëshiromë…!

Lëromë nga prangat e kësaj jete,

që n’padrejtësi, çdo ditë më ndjell…

Një botë e rremë, më tërheq zvarrë…

ku askush s’doli, veç se i vrarë

Dhe prap s’kuptojmë…

Vrapojmë…,

pa ndalur kurrë, t’falenderojmë…

Më fal, O Zot!

Për egon, që s’e ngopim dot…

Për pleq e t’mjerë që anës rrugës, shteren n’lot!

Për jetimët,

që një dorë të ngrohtë

kurrë s’e kan rrok,

Tek unë, përleshem me sfidë të rradhës,

e qahem kot!

Më fal, O Zot!

Thellë m’ka kaplu pendimi im!

Asgjë nuk marrim nga kjo botë…

Mëshirë kërkoj…!

Bëje të drejtë rrugëtimin tim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *