E diela poetike me poeten; Bruna Gjoni Pervathi.

0

Mos mi puth flokët e zi n’gjum

__________________________________

Se un nuk due me t’dasht ma shumë

E mjeset ti zbardh tu t’lyp me sy

Mos mi puth flokët e zi n’gjum..

Mos mi prek duart e mushna me mall për ty

Se un nuk due me t’dasht ma pak

E netët ti mbuloj me rrena t’bardha

M’ke marr frymën ,m’ke zan n’lak

Veç buzën ma le t’çilun ,si luledardha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *