E diela poetike me poeten: Bruna Musai
Dorë e punës para djerse..
—————————————–
Akoma pa aguar, si ne vape, si në stuhi,
Del nga shtëpia i tmerruar ,punë e rënde pret përsëri,
Sytë pangopur me gjumë,dhimbjet trupit pa pushuar..
Ashtu lodhur rraskapitur, seq del prapë në te aguar..
Duart i janë bërë plagë,shpirti i vrare nga dhimbja.
Ska ku te shkoje ?e nga tja mbajë,e vetmja punë është galeria,
Tonelata Kromi .shtyjnë me force këta duar..
E ne fund te muajit ,sa paguar ,sa pa paguar
Ky njeri rrezikon jetën, ne nivel te 17..
Atje ku drite nuk sheh kurrë ,ndriçon llamba mbi kaskete..
Atje thelle ku era gazit .Kundërmon ne thellësi
Rrezikojnë çdo ditë jetën ,s’dine a zbardh mëngjes i ri..
Keto duar plot të çara, gjaku rrjedh se janë lënduar..
Para djerse ,lodhje ,e një shpirti te stërmunduar
Zoti te dhente forcë.shendet paç ,e mirësi
Sepse paraja jote ,djerse pikon e rrjedh si shi..
Bruna Musai…