E diela poetike me poeten ;Dea Basha
Ametisti i fundit
——————————————
Si hëna ulur në arkivolin e kalbur duke pirë konjak
Konjak plot epsh, dhe dashuri, dhe hije të djallit
Nuk e putha ku dëshironte zjarrin plot epsh
Duke pirë zjarrin violet, dhe dashurinë, dhe hijet në thikën e djallit
Vdiqa e mavijosur mbi hijeshinë, neverinë
E kalbur dëshiroja neverinë,dashurinë dhe thikën e djallit
Në retë e shtresuara copëtova dashurinë
Në arkivolin ku hijeshinë copëtova me thikën e djallit
Natën rrëmbeva hijet
Ulur putha mbi retë e shtresuara hijet në epshin e djallit
Kur hëna e mavijosur rrëmbeu thikën, dashurinë
U pendova si nuk i preva fytin vetës në natën e djallit.
DEA