E diela poetike me poeten ;Fatime Kalimashi

0

UNË VARGU…

———————-

Unë vargu i dhimbjes tënde

Varg i etur i dashurisë

U bëfsha ilaç i plagëve të shpirtit

Ëndërr e përjetshme e mirësisë

Unë vargu i këngëve të bilbilit

Varg i etur prej kohësh

U bëfsha ilaç prej trëndafili

Nga aroma e vashës së bukur

Unë vargu i dashurisë

Varg i fluturës pikaloshe

U bëfsha ilaç me shije t’qershisë

Shërim për plagët e dashurisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *