E diela poetike me poeten ;Fatime Kalimashi

0

PA JU…

( Faleminderit miqtë e mi )

Pa ju do të isha e vogël

Sa një pikë uji në oqean

Sikur toka, drita e dielli

Vargu poetit u bëftë dritë qielli

Pa ju do të isha e pa njohur

Vlerat do t‘i kisha mbajtur peng në shpirt

Me vargjet e poetit zemrën duhet ngrohur

Me ju terrin po e shndërroj në dritë

Dhe nata le ta ndriçojë qiellin

Me yje plot në shoqëri me hënën

E ardhmja ju takon fëmijëve

Kjo është lumturia e çdo nëne

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *