E diela poetike me poeten ;Fatime Kalimashi

BAC ADEM

———————————-

Sot erdha prapë të vizitova

Pranë varrit tënd u gjunjëzova

Ca pika lot derdha mbi tokë

Për një moment të quajta Zot

Aty takuam shumë motra e vëllezër

Folëm për ty për emrin tënd hero

Kujtuam luftën dhe trimërinë tënde

Nga ti bac Adem fituam dhe lirinë

Erdhëm e ikëm me sy të përlotur

Por krenarë

Fola në heshtje e qava me zemër

Me shpirtin e vrarë

Buzëqeshjen ta dhurova prapë

Siç na e fale ti lirinë për të buzëqeshur

Ti ende jeton dhe do të jetosh

Ti nuk vdes pa u shemb toka

Pa u shemb Shqipëria

Falë pushkës sate sot lulëzon liria

FK