E diela poetike me poeten: Ganimete Jakupi Demiri,
SHPIRTI NUK PLAKET…
—————————————-
Sa herë shtegtoj rrugëve pambarim,
Gjej kthesa, drejtëza në tatëpjeta, përpjetëza,
Ahhh, shpirti saherë më ofshanë,
Edhe dhimbjet brenda vetes I mban!
Sa shumë rrudhat ma kanë mbuluar ballin,
Nga kjo jetë ke dhe hallin,
Flokët thinja më janë mbushur,
Edhe fiziku me moshën më është tkurrur…
E shoh veten në pasqyrë ndryshim drastik,
Sa ka ndryshuar kjo fytyrë!…
Mendoj me vete po shpirti çfarë bën?!
Ai digjet I tërë një fjalë pa e thënë!
Shpirti asnjëherë nuk plaket,
Lakmon botën dhe jetëgjatësinë,
Çdo gjë mundohet ta shijoj sa më mirë,
Të ketë ditë të bardha e jo errësirë.
Thonë se shpirti asnjëherë nuk vdesë,
Edhe kur trupin ta ketë mbuluar dheu,
Shpirti do të ikë në botën e amshuar,
Nga qielli do të lutet për të gjallët të mos vuajnë!