E diela poetike me poeten;-Hidajete HASANI

LIBRI

———————

Në ditën tënde

Kur ti feston

Jam e ftuara juaj

Që gotat cakërrojmë

LIBËR

Na falësh mençuri.

E ulur në divan

Pamja ti kënaqte sytë

Me Librin dhe kafen pran

Ç’do faqe që shfletoja

Më barte diku tjetër

Lexova shumë herë mes lotësh..

Më besoni miqtë e mi

Kjo nuk është mahi

Shoku më i mirë

Në jetë,është Libri

Për mua, edhe ty.

Me të zgjohem

Me të bi.

Të gjithë kemi nga pak uri,

Për grimca jete ,harmoni

Në raftin tim ka

Laryshi ngjarjesh

Herë të bëjnë me gaz

E herë derdh lot.

Por nuk mundem

Pa ty dot.

Kudo që shkoj do

Të marr me vete

Duajeni Librin

Ju don jeta.

/www.qendrapress,com/