E diela poetike me poeten; Irena Hoxha
GJUHA E UNIVERSIT
—————————-
E bukur gjuha ime
me tinguj e zanore!
E bukur gjuha ime
shoqëruar, me bashkëtingëllore!
E bukur gjuha ime
si kambanë mëngjesi!
Gjuha ku djepi,
është vetë universi!
E bukur gjuha ime
si yjet që ndrin!
Dhe në errësirë
t’i shtove lakminë!
E shkruar ndër yje
me gërma të arta!
Gjuhët e botës
nga t’y , morrën flatra!
& & & & &
Bottom of Form
MALLI
—————–
Mall për vend e mall për tokë
Mall si syri që kurrë su ngop!
Mall për bjeshkët me kurorë
Mall si mali për dëborë!
Mall për troje mall për vatër
Mall si shtegu për me, më sjellë afër!
Mall si toka drith me dhënë
mbuluar me ngjyrën e argjendë!
Mall si përroj rrjedh me gjetë,
për mos me u tha e mos mbet shterp’!