E diela poetike me poeten ;Jonida Sheholli
DUART E JETËS
(Poezi nanës)
Dora mahnitëse që më përkëdhelë
Valëzon dashuri sikur valëzimi i detit
Çdo ditë e çdo çast emocione më përcjellë
Emri që lartësohet mbi kurorën e mbretit
Rrezëllon për ne, shpirti i nënës
Udhët na ndriçon shtigjeve të jetës
Siç drita reflektohet në diskun e hënës
Shkëlqimin e pafund dhuron prej vetes
Dora ledhatuese më mbanë̈ hareshëm
Fytyra e qeshur shpërndan rreze dielli
Përqafimet e ngrohta i shijoj ndjeshëm
Siç̧ dallëndyshet lazdrohen në kaltërsi qielli
Melodi e zërit që ngazëllen tërë botën
E fjalës së nënës që tingëllon aq gëzueshëm
Zemrat mjaltosë tek mbështesim kokën
Kur dallgët e kohës sfidojnë trishtueshëm
E dita e nënës nuk është veç një ditë
Por një jetë e tërë që ajo na e dhuroi
Burim i kristaltë ku burojnë dashuritë
Që tokën dhe universin me to i mbuloi!…
8 mars 2021