E diela poetike me poeten ;Lule Alidema
Dialog me mikun poet
———————————-
Miku:
Përshëndetje oj mike
Hape më atë telefon
Sa e sa herë ju thërras
Mos më plas aman
Unë:
Prit o miku im
Çfarë është ky nxitim
Ju lajmërohem pas pak
Sapo mbaroj me gatim
Miku:
Po lëre o mike
Është bisedë me rëndësi
Lëre aman atë gatim
Nuk është punë për ty
Unë:
Prit pak të lutem
Nuk u bë kiameti
Më duhet gatuaj
Fëmijët nuk presin
Miku:
Jo o mikja ime
Mos ta dëgjoj këtë që thua
Ty nuk të shoh amvise
E as grua që gatuan
Unë:
Nuk e dini miku im
Sa shumë shijon gatimi im
Ta provosh çka unë gatuaj
Gishtat do i kishe kafshuar
Miku:
Jo, jo nuk të shoh në ato punë
Sepse kohën aty e humbë
Përsa ty ndalesh e gatuan
Poezinë më të bukur e shkruan.
Unë:
Më fal miku im
Këtu e keni gabim
Njeriu i aftë gjitha i arrinë
Edhe shkruan edhe kujdeset për shtëpinë
Teksa punët tjera unë i bëj
Poezinë në mendje e përpunoj
Edhe shkruaj edhe gatuaj
Asnjëra tjetrën pa e penguar
Jam intelektuale nuk e mohoj
Ama ushqimin e shëndetshëm e preferoj
Pa gatuar nuk bën asesi
Aty ku shtrohet tryezë gruaje
Asaj i thuhet shtëpi!
Lule Alidema
26.12.2021