E diela poetike me poeten: Majlinda Pajaj

0

E vetme në Sahara

——————————

Mos harro ti fshish të gjitha ato kujtime

Buzëqeshja ime, u fsheh në Sahara

Po të mori malli thaje buzën time

Lumenjtë nuk egzistojn, shpirti dhimbje s’ka.

Mos harro ti fshish

mëngjeset me jetë

Tani nuk egzistojn era i ka shpërndarë

E ti mbledhësh bashkë duken të pa vlere

U thanë bashkë me rërën, atje ku frym nuk ka.

Mos harro të fshish atë që të dhurova

Vëre në harresë shkretëtirë do të bëhem unë

Plagën më të thellë sot nga ti e mora

Më fshih nga ajo jetë që nuk isha kurrë.

Majlinda Pajaj. Shkurt 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *