E diela poetike me poeten ;-Mercdes GEGA
Sigurisht
————————–
Sigurisht do të lindin ditë
Mëngjese, mbrëmje dhe si këto…
Dhe diell do të ketë
Dhe hënë e yje
Të tjera stinë e të tjerë mote.
Do të vijnë, do të vijnë netë të gjata
Pa dritë, pa gjumë
E pritje plotë.
Ëndrra do të thuren me fije lëmshi
Që dikush shthuri nën vrap e lotë.
Do të çelin lulet, bari do të rritet,
Gruri në ara sërish do të vallëzojë,
Do të piqen ftonjtë e portokallet
Si bora malet do të përqafoj…
Do të njohë bota sërish, pafund,
Njerëz që vijnë e thonë: “Të dua!”,
Por kurrë një zemër të ndarë në dy,
Të dashuroj si ti e unë! /www.qendrapress.com