E diela poetike me poeten: Mimoza Eliona Osmani
Kjo flakë…
—————————-
O hëna ime bukuroshe,
E ndritshme ,si përbërje perlash,
Përskuqur sonte, në çdo qoshe,
Me dhembje ,si nga gjemba telash.
Prej tymit që pushtoi qiellin,
O hëna ime kuqalashe,
Më dukesh ,si reja me diellin,
E syrin tënd trazojnë ,si mash…
Të ka mbuluar zjarri , prushi,
Shpirti të zjen si në kazanë,
S’di cili qe, dielli a kushi…!?
Që flaka shkoi deri në hënë…
O hëna ime bukuroshe,
Zhuritet toka ,po digjen pyjet,
Sot s’je e artë , limonkë -majoshe,
Në pika shiu… i kthen dot yjet!?…
Që të shpëtojë jeta ,planeti,
Që vdes përditë, nga dorë njeriu,
Kjo flakë nuk shuhet ,as nga deti,
E çdo ti bëjnë ,ca pika shiu….