E diela poetike me poeten Mimoza Gjetaj
SI DIKUR..
Sa momente kaluam në shtratin e ëndrrave
mbuluar ndjesive të shpresës
..ti dhe unë ..si dikur
Me dashurinë që i premtuam njëri- tjetrit
Të mbetur varur lakuriqësisë së shpirtit
Rrugët tona na bashkuan vetëm ëndrrave
Aty ku askush nuk mund të na shoh
Të na prekë, të na përjetojë, as të na xhelozojë
Më thuaj ..
Si ta quaj ketë ndjenjë
Zhveshur nga myshku i çmendurisë
Në shtratin e ëndrrave që përsëriten pa fund
rrëmuja ndjek hap pas hapi epshet e pa frenuara
Duamë dhe përqafëm si atëherë
Pa brengen e përgojimeve
Zbrit pa frikë
Dëshirave të lëna mbi çarçafët qull
Nga shiu i ëmbël i ndjenjave…
Eh ..edhe një natë
Edhe një natë duamë, si ajo e fundit
Ku marrëzitë të prekin fundin
E pastaj ..pastaj në sy të botës
Të shëtisë lakuriq dashuria…
Unë dhe ti !
të përshëndetemi si dy kalimtarë të huaj
Me dëshirat lënë aty në shtratin e pafajësisë…