E diela poetike me poeten ; Mimoza Halili
Valsi i jetës
———————
Nuk ka rëndësi çfarë moshe je
Bukurinë e stinës relakson në shpirt
Ti ke aromën e rrallë të një luleje
Që çel gonxhet e freskëta çdo vit.
Gjithë kohën të thërras lule- mimozë
Për ty dhe yjet vezullojnë në qiell
Si një lulishte me trëndafila rozë
Më duket jeta kur shkëlqen si diell.
Mos u vyshk asnjëherë,kështu të them
Përqafoje jetën,moj shtatbegonjë
Kur buzëqesh TI s’ka enigmë e dilemë
Në më ngjan si flutur apo si xixëllonjë.
Të gjitha ngjyrat vallëzojnë rreth teje
Shih,si vijnë të puthin lehtë në harmoni
Metaforën e lumturisë kërko e gjeje Tek refreni i këngës thurur me simfoni