E diela poetike me poeten Nasia Xhemalaj
S’DUA GJË TJETËR.
————————–
Gjithë ç’kisha punuar,
I dhashë për të bërë një fëmi,
Gjakun e zemrës dhashë për ta patur,
Një lule drite pranë shpirtit tim.
Dëshirat, s’plotësohen të gjitha,
Tre lumenjë drite më vërshojnë në shpirtë,
Ndrijnë si tre yje galaktike,
Gjak nga gjaku i vëllait tim.
Luani, Redi dhe Lana,
Rriten si të shëndetshmit lastarë,
Buzëqeshja e tyre o Zot,
Është si i tokës thesar.
Dy mbesat në tjetrin kontinent,
Afër si kam, sa larg…
Kur shihemi ekranit të kompjuterit,
Si lule maji më ngjajnë.
Të mençura, të bukura si Afërdita,
Dy ishuj thesar diamant,
Si dua më, gjë tjetër jetës,
Veç ti shoh mirë e faqebardhë.