E diela poetike me poeten; Seli Murati
Ti endu hapin mos e ndal.
——————————-
Mbylli për moment të dy sytë
Do të ndjesh lehtë një freski
Që të ledhaton trupin në brendësi
Është puthje, puthje plot dashuri.
E rritëm e ledhatuam si fëmijë
Me tufa fjalësh të lehta si flutura,
Me puthje të pastra shpëlarë në shi
E veshëm me ngjyrat më të bukura.
Ti endu hapin mos e ndal…
Është malli që rrudhet ashtu nën lëkurë
Dhe si heshtja që rritet e rritet gjithnjë
Ti munde që zemrën ta ktheje në gur,
Unë mallin nuk munda ta ktheja në hi.
Seli Murati 14.2.2022
–