E diela poetike me poeten ;-Seli MURATI
Në ëndrrën e zgjimit,dritë m,i fal syrit”
———————————————-
Kur nata, lëshoj perden e saj
Shpirti!… Çeli, lule maji.
Dëshirat?… I derdha udhëve
të fshehta stinëve të zemrës
japin zjarr, në thellësi të ëndrrës
ledhatuar.
Shtrihem dhe numëroj yjet
lus të futen valles time
Si ëndrra që zbret qiellit dhe
malli, ulet të pushoj, mbi buzën
time.
Mbyllë sytë dhe shëtis si një zog i lirë
je, me mua, si një det i përgjumur
dallgëve, s’të shoh dhe pse udhëton
në ngjyrën e syve të lëshojë
rrezet, i përcjell gjer tek retë i përzë
shiun : dhe mjegullën m’i zbërthen
në më të bukurën… se puthja
s’mund të ketë kur më afron
mbi sytë e tu, jam dashuruar
Ti, dritë e shpirtit por dhe shkëlqim
i syve të puthura, t’i dua
Ngjyrat, derdhen mes shpirtit!…
Dashuruar.
/www.qendrapress.com/