E diela poetike me poeten: Shpresa Zurnaci
MË BRENGOS KJO LIGËSI
—————————————-
Më brengos kjo kohë plot ligësi
Ku hilja i prin shumëkujt në jetë
Pakkush në virtyt mbetet njeri
Hileve e ligësive shpirti i ka tretur
Më dhemb kjo kohë plot hileqar
Ku e liga është bërë shigjetë për armë
Pak kush të keqen e mban larg
E të mirën afër shpirtit e mban
Sa shume brengosem në përballje me ligësinë
Kur tjetri përpara syve ta servon
E liga nuk është virtyt për njeriun
Oh Zot, sa shumë kjo kohë më trishton
Më trishton e liga që hapsiret na i ka mbuluar
E shumohet si milingonat në grumbull
Se si e keqja hapësirat na i pushton, pa ndaluar
Ec e gjendu mes kësaj ligësie, si i humbur Shprese Gashi Zurnaci