E diela poetike me poeten ;Shpresa Zurnaci

0

ZERİ İ HESHTUR

Jam ne trup të trazuar

që kërkoj të thēras,

bërtas por askush nuk dëgjon

përveç heshtjes thellē nën dhe

Kërkoj ndihmë kush s’më dēgjon

Gjindem thellē në këtë humnerë

Në këtë gropë thellë nën tokë

gjenden dhe shumë trupa të tjerë

Më mungon mua një këmbë

tjetrit dora i mungon

disa trupa përgjysmuar

disa sytë nuk shohin dot

Jemi trupa gjysmë të kalbur

kërkoj ndihmë kush s’mē dëgjon

jemi si fantazma t’humbura

veç të kemi nga njē varr

O njeri ti qē pushon

që je ulur për mbi dhe

të thëras a më dēgjon

po harrova zë nuk kam

T’i tregoj gjitha çfarē pashë

sa masakra nē këtë dhe

se këtu ka burra gra fèmijë

sa i dogjen sa i vranë

Por askush nuk më dëgjon

dua të flas e t’ju tregoj

se ku gjenden trupat e tjerë

ca i hodhën diku larg

Ca i quan në Serbi

kurse ne mbetëm kètu

duke pritur ditë për ditë

Njē fēmijë fillon t’vrapojë

dua flokët t’ia lēëmojë

kam shumë mall për fēmijēt e mi dhe pēr gruan që qan çdo ditē

Ne dëgjojmē rrēnkime nēnash

ne dëgjojmë vaje çdo ditë

që të kemi t’paktën një varr

ku t’na qajnë e t’na vajtojnë

Por ne të humbur ende mbesim

O njeri a më dëgjon

vazhdoj thëras po zë nuk kam

mbi një fantazmë të humbur duke pritur gjatë e gjatë Shpresa Gashi Zurnaci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *