E diela poetike me poeten ;Shpresa Zurnaci
ME ÇO NJE FJALE VENDLINDJA IME
———————————————
Po ta lëshoj një zë oj nene
Po ta lëshoj një zë atdhe
O Prizren të lëshoj zë
Ne çdo shtëpi e në çdo votër
Po lëshoj zë që nga Izmiri
që Egeja ja lag brigjet
Ty Prizren, qytet me İ miri
se nga malli, shpirti me digjet!
Nuk desha nga ti te largohem
e të shkoja në dhe te huaj
Te më falë të nënshtrohem
se larg teje fort po vuaj!
Ti e di jam bija jote
ndaj në zemër përherë te kam
kudo te shkoj rreth kësaj bote
sytë përlotur për ty kam!
Me ço një fjalë vendlindja ime
Prizreni İ bukur,qytet me histori
më zhytë thellë nëpër kujtime
më bëj nder, aty me mbaj
Dhe Izmiri s’është i keq
këtu kam folenë e re
por s’më hy ne sy fare asgjë
para teje ku kam le!
Ndaj për ty sa të kem jetën
do kem mall, s’të heq nga mendja
vargje për ty do hedh mbi letrën
Veç për Ty do të këndoje
Shpresa Gashi Zurnaci