E diela poetike me poeten:-Shqipe MAZRREKU

ZANË !

ZANË , MOJ MEKATARE !

————————————–

Unë të mësova si mbahet pena,

Si ushqehet njeriu me dorë të djathtë

E si respektohet Nëna dhe dashuria e saj.

Unë të gdhenda djepin me plot lule pranëvere

Unë të këndova ninulla e unë asnjëherë

nuk ta kam përplasur derën…

Unë të mbajta në këmbë si një degë e re,

të mësova edhe të ecësh e të ndjehësh mbi re.

Por sot kohërat ndryshuan,

Ajo qfarë mësova keq me ka trajtuar

Është vështirë t’i besosh edhe mëngjesit

pas tij fshihet nata e ataku i mprehtë.

Nuk ka gjumë mbi çatine time

, por mjegulla të rënda që më sjellin shi.

Cfarë kohe jetuam me një botë pa mëshire në një epoke të re,

nëse ke të duan nëse s’ke koha të vyshk.

Kjo botë nuk është për të jetuar sepse dora jote të mbytë.

/QendraPress/